Gjithçka gati për turneun ‘Adem Jashari’

20 nëntor 2020 | 14:39

Federata e Boksit e Kosovës ka bërë të gjitha përgatitjet për organizimin e turneut ndërkombëtar në boks “Adem Jashari” që do të mbahet me 21- 22 nëntor.

Deri më tani konfirmimin e kanë bërë shtetet si Bullgaria, Zvicra, Sllovakia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi, Shqipëria dhe Belgjika. Të enjten selektori i Belgjikës njoftoi se nuk do te marrin pjesë për shkak se tre boksierë te ekipit kanë dale pozitiv me Covid-19 dhe janë vetizoluar.

Image

Për shkak se palestra e sporteve në Prishtinë është e rezervuar për aktivitetet tjera ndërkombëtare, turneu “Adem Jashari” do të mbahet në palestrën e sporteve “Dilloni Benz” në Fushë Kosovë, ku i plotëson te gjitha kushtet e kërkuara nga federata botërore AIBA, për mbajtjen e kësaj gare të madhe ndërkombëtare që është në kalendarin e garave botërore AIBA dhe kalendarin e garave evropiane EUBC. FboxK-ja do të respektojë këshillat e dala nga IKSHPK-ja, MKRS-ja, MSH-ja. që në palestra të mbyllura mos të ketë më shumë se 50 persona (garues, trajnerë, delegatë, mjekë sportive. Turneu do te zhvillohet pa publik. Gjysmëfinalet do të organizohen me 21 nëntor nga ora 14:00. Finalet me 22 nëntor nga ora 12:00.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shaqir Vukaj, ish-ambasador i Shqipërisë në Rusi, ka folur rreth…