I gjithë fshati në dietë
21 shkurt 2018
| 11:10
Bashkia e Naronit në Spanjë, e cila ka 39 426 banorë, ka vendosur të dobësohet kolektivisht. Banorët e kësaj bashkie kanë ndërmarrë një nismë për ta përmirësuar shëndetin e tyre.
Ata kanë vendosur të humbasin 100 mijë kilogramë për dy vjet. “Komuniteti është i fokusuar të bëhet i shëndetshëm dhe kemi vendosur si objektiv të humbasim 100 mijë kg”, ka treguar doktori Carlos Pinero.