Gjithë jetën e mbështeti Arsenalin, por gruaja e tij e varrosi me fanellën e Chelseat
Një burrë i quajtur David ka qenë tifoz i Arsenalit gjatë gjithë jetës. Ai vdiq javën e kaluar dhe një nga dëshirat e tij ishte të varrosej me fanellën e klubit të madh anglez.
Por, familja e tij bëri gabim të madh, duke e varrosur Davidin me fanellë të Chelseat, kështu që gruaja e tij është fajtore.
Kjo histori interesante u publikua nga gazetarja irlandeze e “Sunday Times”, Linda Daly, mbesa e të ndjerit.
“Sinqerisht, kjo situatë e ktheu një moment të trishtë në një moment qesharak. Edhe kur hyri prifti, ai pyeti i hutuar pasi e dinte se David ishte tifoz i Arsenalit. Të gjithë nisëm të qeshim”, ka shkruar ajo në “Twitter”.
Gruaja e David e kishte zgjedhur fanellën më të ruajtur dhe më pak të përdorur nga koleksioni që kishte i ndjeri, e cila ishte një fanellë e bardhë e Chelseat nga viti 2003.