“Gjithmonë flet më shumë se të gjithë”, Rama i mat kohën Vuçiç gjatë fjalimit në Samit, presidenti serb nuk mban dot të qeshurën
Një moment epik ka ‘shpëtuar’ nga takimi i sotëm në Samitin e Liderëve të Ballkanit Perëndimor në Kotor të Malit të Zi.
Teksa presidenti serb Aleksandër Vuçiç ishte gati të merrte fjalimin, kryeministri Edi Rama është shprehur se Vuçiç gjithmonë premton se do të flasë shkurt, por e zgjat më shumë se të gjithë.
Ky koment duket se nuk i pëlqeu presidentit serb. Fraza e tij “do e shohim nëse do të jetë i gjatë apo shkurtër”, ‘u sfidua’ nga kryeministri Edi Rama, i cili i vuri kronometrin e celularit para.
Në një moment Vuçiç shtangu, por nuk nuk e mbajti dot të qeshurën, që u pasua edhe nga salla.
Edi Rama: Zakonisht premton se do flasë shkurt, por gjithmonë e zgjat më shumë se të gjithë
Aleksandër Vuçiç: Faleminderit, do ta masim nëse do të jetë i gjatë apo i shkurtër
(Rama i vendos telefonin para)
Vuçiç: (Qesh) Vërtetë duke matur kohën time
“Ishin dy fjalime”- thotë Rama në fund.