GJITHMONË IKI
22 prill 2021
| 08:27
Rozafa Shpuza
Odat e hoteleve më joshin saora
mandej më përzajnë me dremitje recepsionistësh
të mrrolun prej historish jetëpaka.
Gjithmonë iki
mbasi kam shenjue mbi mjegullën e pasqyrës
iniciale që kullojnë
tue krijue nji mriz surreal dëshirash.
Iki përanshëm
pas violinës së nji karvani cigan,
nën trok të çmendun kuajsh
pa ditë me nda muzgun nga agu.
Iki pa kthim
tue ngarkue vedin në strajcën e shpindës
bashkë me pantoflat e bardha,
t’destinueme për hapat e nji nate.