Gjithnjë të pandarë! Rita Ora dhe i dashuri do i kalojnë festat e fundvitit në rezidencën 11.54 mln dollarë në…
Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora, dhe i dashuri i saj i ri, Taika Waititi, do t’i kalojnë pushimet e fundvitit në Australi, aty ku u njohën.
Një burim i afërt me 31-vjeçaren ka zbuluar për “Daily Mail Australia” se këngëtarja dhe Taika, do të kalojnë pesë javët e ardhshme në Sydney. Madje shton se ata do të jetojnë në një rezidencë 11.54 milionë dollarësh në Bellevue Hill.
“Rita mezi pret me padurim që të ketë Krishtlindje të nxehta në Aussie përpara se të fillojë xhirimet e sezonit të dytë të “The Voice Australia”, thanë burimet.
“Xhirimi për “The Voice: Generations” ka përfunduar pothuajse tashmë. Rita nuk ka në plan të kthehet në shtëpi për Krishtlindje dhe në vend të kësaj do të marrë pak kohë për veten këtu përpara se të rifillojnë xhirimet”, tregoi më tej burimi në fjalë.
Pavarësisht se i është ofruar një shumë e madhe parash për të marrë pjesë në festat e Vitit të Ri, çifti ka të ngjarë të shijojë fishekzjarrët nga rezidenca e tyre në port.