GjND-ja: Rusia ka shkelur pjesë të Traktatit të OKB-së kundër terrorizmit në Ukrainën lindore
31 janar 2024
| 17:04
Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë (ICJ) të mërkurën ka bërë me dije se Rusia kishte shkelur disa pjesë të një traktati të OKB-së kundër terrorizmit, duke mos hetuar mbështetjen financiare për grupet separatiste në Ukrainën lindore në vitin 2014.
Kjo gjykatë nuk ka urdhëruar kompensim siç kërkohej nga Ukraina, raporton “Usnews.com”.
Gjykata e lartë e Kombeve të Bashkuara nuk ka pranuar të vendoste në mënyrë specifike mbi përgjegjësinë e supozuar ruse për rrëzimin e fluturimit “MH17” të “Malaysia Airlines” mbi Ukrainën lindore më 17 korrik 2014, siç i kishte kërkuar Kievi zyrtar.