Gjoba e FFK-së ndaj Batatinës, dalin pamjet e sharjeve (video)

27 dhjetor 2024 | 19:27

Tahir Batatina sot është dënuar me katër ndeshje nga Komisioni Disiplinor dhe Etikës i FFK-së.

Ky dënim për trajnerin e Llapit vie pasi ka kërcënuar gjyqtarët e ndeshjes Llapi-Dukagjini.

IndeksOnline ka siguruar pamje, ku Tahir Batatina pas përfundimit të ndeshjes në lokalet e stadiumit ka kërcënuar gjyqtarët.

Ai po ashtua ka sharë dhe fyer FFK-në dhe presidentin Agim Ademi.

“Thirrne Agim Ademin t’ju nxjerr prej këtu se ndryshe nuk dilni, se ta kom qi nenën me gjithë ta”, dëgjohet duke thënë Batataina.

E po ashtu, nga videot që ka siguraur IndeksOnline, shihet edhe një person tjetër nga stafi i Llapit, Muhamet Rexhepi duke i shkulur kabllat e VAR, që gjendeshin në stadium.

Rexhepi për këtë është dënuar me 1 vit mosushtrim të detyrës zyrtare sipas radhës organizuara nga FFK.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasada e Kosovës në Norvegji ka njoftuar se pas aksidentit…