Gjoba e FIFA-s, ministri Hasani jep një pagë për Xhakën e Shaqirin
Ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajram Hasani, ka vendosur që pagën e tij ta jap për të paguar një pjesë të gjobës për Granit Xhakën dhe Xherdan Shaqirin të cilët u dënuan nga FIFA, pasi festuan golat e tyre me shqiponjë.
Ministri Hasani nëpërmjet një postimi në llogarinë e vet në “Facebook”, ka thënë se emocionet që ata u dhanë të gjithë shqiptarëve nuk paguhen me para.
Ky është postimi i plotë i ministrit Hasani:
Nuk paguhen me para emocionet që na i sollën Granit Xhaka e Xherdan Shaqiri, kur festuan me shqiponjë, pas golave të tyre në ndeshjen Zvicër – Serbi. Ata u dënuan vetëm sepse nuk harruan rrënjët e tyre, nuk harruar nga vijnë.
Jo se ata nuk i kanë mundësitë financiare për ta paguar një dënim të tillë, por ndjenja e krenarisë që na dhanë me golat e tyre, më bën të ndjehem i obliguar që një pagë timen ta ndajë për pagesën e kësaj gjobe.
Vazhdoni, djema e na bëni krenar!