
Gjobë 200 euro shoferit në Ferizaj, tejkaloi në vijë të plotë
27 mars 2025
| 08:55
Policia e Kosovës ka gjobitur një shofer në Ferizaj, i cili tejkaloi në vijë të plotë.
Sipas njoftimit të policisë, shoferi Sh.A, 26-vjeçar u ftua në stacionin e policisë dhe iu shqiptua një gjobë prej 200 euro, 2 pikë negative dhe masa e pezullimit të patentë shoferit për tre muaj.
Në ndërkohë, Policia ka apeluar që shoferët të respektojnë rregullat dhe shenjat e trafikut.