Gjobiten 500 persona për mosrespektim të ligjit anti-Covid
08 nëntor 2020
| 13:07
Qytetarët e Kosovës edhe më tutje vazhdojnë të mos e respektojnë Ligjin për parandalimin e përhapjes së pandemisë Covid-19.
Pavarësisht se të premten Qeveria e Kosovës mori masa shtesë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit, kosovarët vazhdojnë të mos i respektojnë masat.
Policia e Kosovës ka njoftuar se për shkak të mosrespektimit të Ligjit anti-Covid, në tërë vendin janë ndëshkuar 500 persona.
Ligji për parandalimin e përhapjes së Covid-19 ka hyrë në fuqi në muajin gusht të këtij viti.
Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për mbylljen e pjesërishme të bizneseve dhe në shtatë qytete është vendosur karantinë, ku ndalohen hyrje-daljet deri në ora 05:00 të së hënës.