Gjobiten disa qytetarë për parking të parregullt në trotuar

28 korrik 2021 | 10:46

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, ka marrë veprimet e duhura policore dhe ka arritur që të identifikojë personat, të cilët me automjetet e tyre të udhëtarëve, shkaktuan kundërvajtje në komunikacion, parking i parregullt në trotuar, në një rrugë të qytetit të Ferizajt. Kjo informatë, me foto është dërguar nga një qytetar në adresën e policisë.

Policia i ftoi qytetarët në stacionin policor të Ferizajt dhe ata në tërësi i pranuan kundërvatjet e shkaktuara dhe për këtë morën gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ambasadori i Bashkimit Evropian në Serbi, Sem Fabrizi, tha se…