Gjobiten kompanitë që prishën muralet në Prishtinë
I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka bërë të ditur që kopmanitë të cilat shfrytëzuan muralet në rrugën B, janë gjobitur me nga 300 euro.
“Nga 300 euro dënim, mbulim i reklames, dhe turpërim publik për kompanitë Cima dhe Loriano për gabimin në rrugen B” , ka bërë të ditur Ahmeti.
Më herët gjatë ditës Ahmeti kishte bërë të ditur që dy kompani kishin prishur muralet, dhe se do ta pësonin që të dyja, si dhe të tjera në qoftë se thyejnë rregullat dhe ligjet.
“Dikush sot paska fillu me i prish muralet me reklama. Ne do ti dënojmë këto biznese, me qëllim edhe emrin po ja u vendosi për me tregu se nuk i bën nder askujt me punu kundër rregullit e ligjit e edhe kundër artit. I paralajmërojmë edhe të tjerët se do të ngrisim kallëzime penale”, ka shkruar Ahmeti në profilin e vet në “Facebook” .