Gjobitën transportuesit në kryeqytet për mosmbajtje të distancës

21 tetor 2020 | 14:52

Inspektorët e rendit komunal në Prishtinë bashkë me Policinë e Kosovës kanë inspektuar transportin e udhëtarëve nëpër stacionet kryesore.

Pas inspektimeve janë gjobitur përgjegjësit me nga 200 euro, ndërsa kompanitë me nga 500 euro.

Nuk bëhet i ditur numri i kompanive apo përgjegjësve që janë dënuar. Shkak për gjobat është mosmbajtja e distancës si masë mbrojtëse kundër Covidit në mjetet transportuese.

Lajmin e ka bërë me dije nëpërmjet llogarisë së vet në “Facebook”, Adonis Tahiri, drejtor i Inspekcionit në Prishtinë.

https://www.facebook.com/adonis.tahiri/posts/10223729943859218

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kanë arritur në aeroportin “Adem Jashari” kufomat e tre anëtarëve…