Gjobitet 400 euro shoferi që voziti duke mbajtur fëmijë në prehër

04 maj 2024 | 16:49

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjobitur me 400 euro një shofer që ka vozitur duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër. Ndaj të njëjtit, i janë shqiptuar pesë pikë negative dhe i është marrë patent shoferit për gjashtë muaj

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka hasur një shofer që drejtonte automjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër.

“Njësia e Trafikut Rajonal në kuadër të Drejtorisë Rajonale në Mitrovicën e Jugut, ka hasur kundërvajtësin (shoferin) i cili drejtonte automjetin duke mbajtur timonin me fëmijë në prehër”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Ndaj shoferit është shqiptuar gjoba prej 400 euro, pesë pikë negative dhe marrje e patent shoferit për gjashtë muaj.

“Në bazë të ligjit 08/L-186, paragrafi 10, ndaj kundërvajtësit është shqiptuar gjobë prej katërqind (400) euro, pesë (5) pikë negative, masa mbrojtëse marrje e patën shoferit për gjashtë (6) muaj”, thuhet tutje në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Arsenali ka marrë tre pikë të rëndësishme në garën për…