Gjobitet barnatorja që shiste barna me çmim të shtrenjtë

13 mars 2020 | 23:12

Një barnatore në Komunën e Skenderajt është gjobitur në vlerë prej 500 euro pas shtrenjëtimit të çmimit të barnave.

Lajmin e ka bërë të ditur i pari i kësaj komune Bekim Jashari.

“Në asnjë menyrë nuk do të lejojmë që biznese e individ të caktuar të shfrytëzojnë situatën e krijuar për të rritur çmimet e barnave”, ka thënë ai.

Ky është njoftimi i plotë i Jasharit:

500 euro gjobë për barnatoren që pacientit ia rriti dukshëm çmimin e barnave

Në asnjë menyrë nuk do të lejojmë që biznese e individ të caktuar të shfrytëzojnë situatën e krijuar për të rritur çmimet e barnave.

Sapo mora informaten që inspektorati komunal ka hasur në një rast të rritjes së çmimit të barnave dhe pas konfirmimit ka dhënë gjobë sipas legjislacionit në fuqi.

Në këtë situatë në të cilin gjindemi kërkoj nga bizneset që të mos rrisin çmimet e produkteve por në vend të kësaj, të gjithë së bashku, me solidaritet e bashkëpunim të tejkalojmë edhe këtë sfidë që kemi para nesh.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Komunës së Klinës, Zenun Elezaj ka dhënë shpresë…