Gjobitet kompania që gjatë punimeve bllokoi rrugën magjistrale në Kaçanik

10 maj 2024 | 12:49

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se më 5 maj 2024 përgjegjësi i një kompanisë për rehabilitimin e linjës hekurudhore G.M, shtetas italian, i moshës 64 vjeçar është ftuar në Njësinë e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, sepse pa leje përkatëse kishte bërë bllokimin e rrugës magjistrale Kaçanik- Hani Elezit, saktësisht tek vendi i quajtur “Guri i Shpuar” në Kaçanik.

Policët e Komunikacionit Rrugor ndaj tij si person fizik, përgjegjës i kompanisë i kanë shqiptuar një gjobë kundërvajtëse prej 200 euro, ndërsa ndaj personit juridik (kompanisë) kanë iniciuar fletëparaqitje për gjykatë dhe më pas është liruar rruga për qarkullimin e automjeteve.

Me këtë rast policia rajonale e Ferizajt apelon tek personat përgjegjës të kompanive që të pajisen me dokumente përkatëse për bllokimin e rrugëve.

Policia fton qytetarët që të bashkëpunojnë dhe për të gjitha kundërvajtjet që mund të shkaktohen në komunikacion të njoftojnë menjëherë stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe në numrat kujdestarë: 192 ,0290/326-250 dhe 0290/322-406.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka bërë…