Gjobitet me 100 euro dhe një pikë negative vozitësi që bëri kundërvajtje në trafik

16 prill 2021 | 10:49

Policia e Kosovës pas sigurimit të informacioneve të bëra publike në një portal me dt.15.04.2021, ku vërehet vozitësi i një kamionete të tipit volkswagen duke kaluar përmes hapësirës gjelbëruese nga një drejtim i rrugës në drejtimin tjetër, ka ndërmarrë veprimet e menjëhershme drejt identifikimit të kundërvajtësit dhe shqiptimit të gjobës sipas dispozitave ligjore.

“Vozitësi i cili ishte duke drejtuar mjetin e tij në një rrugë të Prishtinës, duke dashur ti shmanget pritjes në kolonë, ndërmerr veprim pa u siguruar se i rrezikon apo i pengon pjesëmarrësit e tjerë ne trafik, andaj sipas ligjit 05/L-088 gjobitet me shumë prej 100 euro dhe (1) pikë negative”.

“Policia e Kosovës falënderon mediat dhe qytetarët për bashkëpunim të ndërsjellët dhe njëherit do të ndërmerr veprime ndaj kundërvajtësve të tillë, me qëllim të parandalimit të kundërvajtjeve dhe ngritjes së sigurisë në trafik. Bashkangjitur keni fotot dhe gjobën e shqiptuar nga zyrtarët policorë”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hivzi Sahit Kabashi, shpall të pavlefshme Diplomën e Fakultetit Teknik,…