Gjobitet personi që largoi pengesat në rrugën “Muharrem Fejza”
27 shkurt 2023
| 15:53
Drejtoria e Inspekcionit në Prishtinë thotë se teksa po angazhohet për lirimin e hapësirave të parapara për qarkullimin e këmbësorëve dhe biciklistëve, kanë hasur edhe në individ të pandërgjegjshëm të cilët me veprimet e tyre të kundërligjshme po e pengojnë këtë proces.
“Kështu, në rrugën Muharrem Fejza një person ka larguar pengesat e vendosura ditë më parë nga Komuna e Prishtinës”, thuhet në njoftim.
Por, Drejtoria e Inspekcionit ka gjetur pengesat e larguara dhe të fshehura nga ky person dhe ka identifikuar dhe gjobitur personin në fjalë.
“Gjithashtu janë rikthyer pengesat të cilat po mundësojnë qarkullimin e lirë dhe të papenguar të qytetarëve tonë”, thuhet në njoftim.