Gjobitet qytetari për kundërvajtje në komunikacion

12 qershor 2021 | 11:03

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot, ka pranuar një informatë (foto dhe video) të një personi, pjesëmarrës në komunikacion, i cili/e cila, ka kryer kundërvatje, duke bërë tejkalim në vijë të plotë, në aksin rrugor, Gjilan-Ferizaj, afër udhëkryqit që qon në fshatin Mirosale të Ferizajt.

Njësia e Komunikacionit Rrugor nga Ferizaj, menjëherë ka ndërmarr veprimet e nevojshme për identifikimin e kundërvajtësit, me ç’rast edhe i ka shqiptuar një gjobë, sipas ligjit mbi kundërvajtjet në komunikacion.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizajt, falenderon qytetarin që ka dërguar këtë informatë dhe apelon qytetarët, pjesëmarrës në komunikacion, që të respektojnë rregullat dhe ligjin e komunikacionit, për një siguri më të madhe në komunikacionin rrugor.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri Rama ka postuar mbreme një status ku thotë se…