Gjobitet shoferi me 500 euro në Ferizaj, tejkaloi shpejtësinë

29 qershor 2023 | 12:11

Policia Rajonale e Komunikacionit Rrugor në Ferizaj, me datën 27.06.2023 rreth orës 00:15 në rrugën “Rexhep Bislimi” në Ferizaj ka ndaluar shoferin A.Z (M/K) i moshës 22 vjeçar i cili me veturë ka bërë tejkalimin e shpejtësisë, ku në zonën e kufizimit 40 km/h ka zhvilluar shpejtësi 103 km/h.

Ndaj tij, policia i shqiptoi një gjobë sipas ligjit të komunikacionit rrugor 500 euro, 5 pikë negative dhe një (1) vit masë mbrojtëse, heqje e patentshoferit.

Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj apelon tek shoferët e automjeteve që të respektojnë shenjat e komunikacionit.

Policia ka theksuar se veprimet e tilla rrezikojnë direkt jetën e tyre dhe pjesëmarrësve tjerë në komunikacion dhe fton qytetarët të bashkëpunojnë me policinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hapi tjetër në projektin e madh të modernizimit është kalimi…