Gjobitet shoferi për baltosje të rrugës në Prishtinë
19 shtator 2024
| 17:37
Policia e Kosovës njofton se pas pranimit të ankesës nga qytetarët, zyrtarët e stacionit policor Veriu në Prishtinë sot kanë gjobitur një ngasës të automjetit për baltosje të rrugës “Sami Frashëri”.
Në Facebook organet e rendit kanë postuar dhe disa pamje të rrugës në fjalë dhe gjobës së shqiptuar.