Gjobitet zyrtari i Ministrisë së Infrastrukturës, nxjerr këmbën jashtë dritares

15 korrik 2021 | 11:27

Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj ka marrë veprimet e duhura policore dhe ka arritur të identifikojë zyrtarin nga Ministria e Infrastrukturës, i cili në cilësinë e pasagjerit në automjetin zyrtar të kësaj ministrie, kishte penguar drejtuesin e automjetit zyrtar në lëvizje, duke nxjerr këmbën jashtë dritares.

Me këtë veprim, i njëjti ka shkaktuar kundërvajtje në komunikacion, pengim mbi kontrollin e retrovizorit gjatë vozitjes.

“Kjo kundërvajtje u shkaktua në rrugën magjistrale Ferizaj-Gjilan, në fshatin Sojevë të Ferizajt . Kjo informatë, me foto ( sekuencë) është dërguar nga një qytetarë dhe portali IndexOnline e ka postuar të plotë kundërvajtjen e shkaktuar. Policia, e ftoi zyrtarin B.I (M/K) 60 vjeçar, në Njësinë Rajonale të Komunikacionit të Ferizajt dhe ai në tërësi e pranoi kundërvatjen e shkaktuar dhe për këtë mori gjobë, sipas ligjit të komunikacionit rrugor. Me këtë rast, Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, inkurajon qytetarët, si në këtë rast, që të njoftojnë policinë, pa hezitim, për kundërvajtjet e ndryshme, që mund të shkaktohen në komunikacionin rrugor”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

No photo description available.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidati i AAK-së për kryetar të Istogut, Bekë Berisha, ka…