Gjokaj do t’i nënshtrohet operimit

25 prill 2024 | 15:13

Portieri i Prishtinës, Altin Gjokaj është lënduar sërish dhe do t’i nënshtrohet një operimi. Lajmin  ka konfirmuar klubi kryeqytetas në faqen zyrtare në “Facebook”.

“Shërim të shpejtë, Gjoka. Portieri ynë i ri, Altin Gjokaj, pas pësimit të një lëndimi gjatë seancave stërvitore, është i detyruar t’i nënshtrohet operimit të miniskusit, operim ky që do ta lë për një kohë jashtë fushave, por Gjokaj do të rikthehet edhe më i fortë”, thuhet në njoftimin e FC Prishtina.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Listës Serbe, Zlatan Elek, me disa anëtarë të…