Gjokë Nikollë Dedaj nderohet nga presidenti me urdhrin “Hero i Kosovës”
27 prill 2019
| 16:51
Me rastin e 20-vjetorit të rënies heroike të 25 martirëve të lirisë së Kosovës,(12 nga ata të familjes Dedaj) nga Guska e Gjakovës, më 27 prill 1999, president i Kosovës, Hashim Thaçi, ka dekoruar Gjokë Nikollë Dedaj me urdhrin “Hero i Kosovës”, i rënë heroikisht me dhjetëra familjarë dhe me djalin Nikollën i moshes 16-vjeçare, në prillin e pranverës së lirisë së Kosovës.
Presidenti Thaçi ka qëndruar edhe në familjen Dedaj në Guskë të Gjakovës, i cili ishte i shoqëruar edhe nga ambasadori i Kosovës në Shkup, Gjergj Dedaj, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Hajdar Beqa dhe personalitete të tjera.
/Epoka e re/