“Gjokoviq mund të dërgohet në paraburgim”
05 janar 2022
| 17:25
Drama për hyrjen e teniserit Novak Gjokoviq në Australi po vazhdon.
Teniseri serb ka udhëtuar drejt Australisë për të marrë pjesë në turneun Australia Open.
Në aplikimin e tij për vizë është bërë një gabim, prandaj Gjokoviq po merret në pyetje aktualisht nga doganierët në aeroportin e Melburnit.
Disa media australiane shkojnë edhe më tej duke shkruar se teniseri më i mirë në botë mund të përfundojë në paraburgim.
“Një burim na tha se Gjokoviq mund të dërgohet në paraburgimin e emigracionit”, shkruan “Herald Sun”.
Gjokoviq po ruhet nga dy policë dhe aktualisht është akomoduar në një dhomë në aeroportin e Melburnit dhe askush nuk mund të hyjë në të, ka konfirmuar për B92 babai i tij Srdjan.