Gjokoviq pasi fiton në tenis, shkruan “Kosova është Serbi”
29 maj 2023
| 18:47
Teniseri serb, Novak Gjokoviq ka vazhduar me skandale në raport me shtetin e Kosovës.
Gjokoviq ka triumfuar në raundin e parë të Grand Slamit të Roland Garros kundër tenistit amerikan me origjinë serbe, Aleksandar Kovaçeviq me rezultat 6:3, 6:2, 7:6.
Tenisti nacionalist serb pas fitores së tij iu drejtua kamerës duke shkruar disa fjalë skandaloze.
“Kosova është Serbi. Stop dhunës” – ka shkruar në mënyrë skandaloze Gjokoviq në kamerë.