
Gjokoviqi, fitues i Australian Open
02 shkurt 2020
| 14:30
Novak Gjokoviq ka triumfuar në Australian Open, duke e mposhtur në finale Dominic Thiemin, raporton Reuters. Në ndeshjen e zhvilluar në Melbourne Park tenisti serb shënoi fitore me rezultat prej 6-4 4-6 2-6 6-3 6-4.
Me këtë fitore Gjokoviqi rimerr vendin e parë në ranglistën botërore. Ky ishte triumfi i tij i tetë në Australian Open, derisa nuk ka humbur asnjë finale në këtë turne.