Gjokoviqi nuk do të sanksionohet për mesazhin nacionalist ndaj Kosovës
30 maj 2023
| 22:21
Tenisti serb, Novak Gjokoviq, nuk do të sanksionohet për prononcimin e tij të fundit politik për Kosovën, me drejtuesit e “French Open” që thanë se një koment i tillë nga lojtarët është ‘i kuptueshëm’.
Sidoqoftë, Federata Franceze e Tenisit sugjeroi gjithashtu që atij t’i kujtoheshin rregullat e Grand Slamit, të cilat minimalisht i dekurajojnë lojtarët që të bëjnë deklarata për tema të diskutueshme që janë jashtë sportit.
Të hënën pas fitores së tij të parë në raundin e parë, Gjokoviq shkroi në kamerë “Kosova është zemra e Serbisë! Stop dhunës”.
Mesazhi i tij erdhi pas tensioneve në rritje në veri të Kosovës.
Ndryshe, Komiteti Olimpik i Kosovës ka dërguar ankesë në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar në lidhje me mesazhin politik të Gjokoviqit.