Gjokoviqi nuk heq dorë nga mesazhi i tij provokues
Tenisti serb, Novak Gjokoviq ka thënë se “është i vetëdijshëm se njerëzit mund të mos pajtohen”, me të pas mesazhit të fundit në “Roland Garros”.
Ashtu edhe siç njihet, një sportist provokator, Gjokoviq shkroi në ndeshjen e parë në turneun francez “Kosova është zemra e Serbisë. Stop dhunës”, duke nxitur reagime në opinion. Në një intervistë të shkurtër, Gjokoviq ka thënë se ai “e mbron”, akoma mesazhin e tij edhe pse njerëzit nuk mund të pajtohen me të, raporton “BBC”.
Tenisti serb është akuzuar për përfshirje në çështje politike, por organizatorët e turneut nuk kanë vendosur ta dënojnë. Ai thjeshtë është qortuar nga ministrja e sportit në Francë. Mesazhi i Gjokoviqit erdhi pas tensioneve të shkaktuara në veri të Kosovës. Ai njihet për mesazhe provokuese e kundërthënëse tash e sa kohë.