Gjokoviqi s’mund të hyjë në Amerikë, do t’i humbë ‘Indian Wells’ dhe ‘Miami Open’
Tenisti Novak Gjokoviq duhet se do të mungojë në “Indian Wells dhe Miami Open” përsëri pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë vazhduar masat kundër Covid-19.
Një nga masat është thënë se asnjë i huaj nuk mund të hyjë në territorin amerikan pa qenë i vaksinuar, raporton “Eurosport”.
Derisa shumë vende mbarë botës kanë lehtësuar masat, ShBA ka konfirmuar se dëshmia e vaksinimit do të kërkohet deri më 10 prill.
Serbi ka refuzuar që të vaksinohet, për çfarë ka humbur dy “Grand Slam” më 2022 – “Australian Open” dhe “US Open”. Gjithashtu ai ishte i detyruar që të lë anash edhe katër master, tre në Amerikë dhe një në Kanada.
Sivjet, “Indian Wells” nis më 6 mars, derisa “Miami Open” më 20 dhe nëse Gjokoviqi nuk vaksinohet nuk do të mund të marrë pjesë në asnjërin.