Gjon Muharremaj i cili përfaqëson Zvicrën në Eurovision, favorit për të fituar vendin e parë

12 mars 2021 | 11:46

Duket se një shqiptar mund ta fitojë Eurovisionin këtë vit.

Gjon Muharremaj i cili performon nën pseudonimin “Lotët e Gjon”, të cilat janë metaforike, do të konkurrojë për Zvicrën në Eurovision 2021.

Ai ishte një performues që nga fëmijëria, nga nëntë vjeç, teksa thotë se, “Pavarësisht nga gëzimi, trishtimi apo melankolia – unë dua t’i prek njerëzit me muzikën time në çdo mënyrë të mundshme”.

Gjoni ka lindur më 29 qershor 1998 në Broc, Zvicër nga një baba kosovar dhe një nënë shqiptare.

Ai është shumë mendje hapur kur bëhet fjalë për prejardhjet e njerëzve teksa edhe thotë: “Për mua, origjina nuk është aq e rëndësishme. Nëse është e rëndësishme për ju, atëherë kjo është e mrekullueshme. Por për mua, nuk përcakton dikë ”.

Në faqen zyrtare është favorizuar talenti dhe kënga e tij si fituesja e këtij edicioni dhe shqiptarët nuk mund të mos jenë asgjë përveç se shumë krenar me të.

Kënga e tij “Tout l’Univers” është pritur sigurisht shumë mirë nga publiku dhe po dëgjohet shumë edhe në kanalin e “Youtube” të Eurovisionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot do të arrijnë në Shqipëri 38 mijë e 400…