Gjon Muharremaj pas suksesit që shënoi në Eurovision 2021 pritet në takim nga Bali Muharremaj 27 korrik 2021 | 14:05 Këngëtari shqiptar Gjon Muharremaj, i njohur si Gjon’s Tears, i cili u radhit i treti në Eurovision, ka vizituar Suharekën. Gjoni i cili me prejardhje është nga Suhareka është pritur në vendlindje nga djali i xhaxhait të tij, Bali Muharremaj, i cili njëherësh është kryetari i Komunës së Suharekës. Në një video të publikuar në rrjetin social Facebook, Muharremaj ka treguar momentet nga mikpritja që i ka bërë në zyrë kushëririt të tij, i cili u tregua shumë i suksesshëm në Eurovision. Kryetari Bali Muharremaj tha se Gjoni i ka bërë krenar familjarët e tij e gjithë Kosovën. “Na ke bërë krenarë Suharekën, unë si i familjes në radhë të parë, krejt Kosovën i ke bërë krenarë, e ke bërë edhe Shqipërinë”, ka thënë kryetari Muharremaj. Lajme të sponsorizuara Të Fundit 23 janar15:03 Xhensila Myrtezaj me pamje provokuese nga palestra 23 janar11:48 “Të pëlqeu?”- Gjesti puth Eglin në orët e vona 23 janar11:42 Jo vetëm që i dha një shikim, Zuckerberg bëri veprimin e radhës kundrejt të fejuarës së Jeff Bezos 23 janar11:37 Gjiko takohet me William Walker: E falënderoj thellësisht për atë që ka bërë për popullin tonë 23 janar11:34 Gani Geci pajton Don Xhonin dhe Stresin 23 janar11:29 Këngëtarja ikonike është idhulli numër 1 muzikor i gjeneratës Z