Gjonaj: Covid-19 u përballua plotësisht nëpër burgje
Eltida Gjonaj, ministre Drejtësie, thotë se në sistemin e burgjeve u përballua me një numër masash periudha e pandemisë së Koronavirusit dhe periudha zgjedhore.
Ajo e vlerëson të sukseshme përballimin e Covid-19 në burgje, jo vetëm sepse nuk ka patur numër të lartë infektimesh, por veçanërisht që jetët e humbura të të dënuarve të të paraburgosurve, ka qënë shumë i ulët.
Sipas ministres, pavarësisht se burimet shëndetësore janë tejet të kufizuar në sistemin penitenciar, edhe për shkak të trashëgimisë me mungesë investimesh, në burimet njerëzore apo në pagat e shërbimit shëndetësor.
Megjithatë, Gjonaj ia njeh meritën angazhimit dhe menaxhimit kësaj trupe në menaxhimin në mënyrë të suksesshme dhe jo vetëm për pjesën e trajtimit shëndetësor ku ka patur raste kur mjekë kanë ndjekur të burgosur nga një institucion në një tjetër.
Ajo thotë se qëllimi ishte që jo vetëm të mos kishte infektime në numër të lartë, por edhe duke kryer të gjitha hetimet epidemiologjike në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe me strukturat e saj përkatëse, të mbahej sa më i kufizuar dhe sa më i ulët numrin e personave të dënuar apo të paraburgosur që ishin të infektuar.
“Në të gjitha rastet kur kemi patur suspekte të rasteve të Covid kemi marrë të gjitha masat edhe në aspektin infrastrukturor për të përcaktuar vende, institucione apo godina përkatëse për të gjithë ata që ishin suspect të Covid. Ashtu siç kemi patur godinat në institucionin e Lezhës, ku mblidheshin të gjithë personat e paraburgosur apo të dënuar të cilët ishin të infektuar dhe në rastet kur ka patur problematika më të theksuara shëndetësore, kemi patur në dispozicion një pavion nga Qendra Spitalore e burgjeve, i cili ishte i pajisur me të gjitha mjetet dhe pajisjet e nevojshme për të shërbyer dhe trajtuar në aspektin shëndetësor çështjen e Covidit”, ka thënë Gjonaj televizonit Top News.
Rëndësi sipas saj ka patur bashkëpunimi dhe angazhimi i trupës dhe stafit policor dhe shëndetësor për shkak shkak të besimit të krijuar me të gjithë këtë trupë si dhe për shkak të trajtimit të tyre me paga më të rritura financiare.
“Duke marrë vetëm stafin shëndetësor që në Janar të këtij viti kemi patur një rritje prej 40% të pagës së tyre. Dhe mund të them që është rritja më e lartë në këto 10 vitet e fundit edhe për stafin shëndetësor që shërben në stafin e burgjeve”, ka thënë ministrja Gjonaj.