Gjonaj përgëzon zgjedhjen e Xhaferit kryeministër: Moment historik për shqiptarët

28 janar 2024 | 20:33

Mark Gjonaj, kryetari i Këshillit Koordinues të Diasporës, ish-këshilltar i NYC, ka përgëzuar zgjedhjen e Talat Xhaferit kryeministër në Maqedoninë e Veriut.

Ai ka theksuar se kjo zgjedhje e Talat Xhaferi kryeministër, ka shënuar një moment historik për shqiptarët, duke pasqyruar rolin dhe kontributin e tyre në vend dhe duke e bërë atë kryeministrin e tretë etnik shqiptar në Ballkanin Perëndimor.

“Urime kryeministrit të parë të zgjedhur shqiptar në Maqedoninë e Veriut Talat Xhaferi, duke shënuar një moment historik për shqiptarët, duke pasqyruar rolin dhe kontributin e tyre në vend dhe duke e bërë atë kryeministrin e tretë etnik shqiptar në Ballkanin Perëndimor, duke dëshmuar forcën dhe lidershipin e shqiptarëve në Ballkan e gjetiu”, ka shkruar Gjonaj në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tre ushtarë amerikanë janë vrarë në një sulm me dron…