![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2023/05/palokaj.jpg)
Gjoni Palokaj, shqiptari që po shkëlqen në Gjermani
Shqiptarët e Kosovës po shkëlqejnë në Evropë në sport, por edhe në fushat tjera përfshi edhe atë të arsimit. I tillë është edhe rasti i Gjoni Palokajt, i cili është më prejardhje nga Prizreni, por i lindur e rritur në Gjermani. Gjoni është 28-vjeçar dhe një student i dalluar i inxhinierisë elektro-teknike, kurse ka përfunduar nivelin bachelor dhe është i angazhuar në dry drejtime: arsim dhe sport.
Gjoni trajnohet në shkollën “Fightschool” në Hannover, e cila është ndër më të mëdha në këtë qytet të madh të Gjermanisë. Kjo shkollë është e axhës së sportistit në fjalë, David Palokaj. Davidi është trajner i Gjonit.
Në vitin 2018 luftëtari shqiptar është mposhtur me pikë nga Amir Bayat (VFL Wolfsburg), derisa tash e ka revanshin.
Gjoni në fillim të qershorit do të shkoj në Amerikë në “Top Ten Team”.
Gjoni Palokaj në tetor e ka marrë titullin “We Love MMA” në Hamburger. Tash e ka mbrojtur titullin në Hannover e ku ishin mbi 5 mijë shikues në sallë dhe të gjitha biletat janë shitur.
Duhet cekur se shqiptari Gjoni Palokaj është në top nënshën në Gjermani dhe ndër më të shikuarit në rrethinën e Hannoverit. Synim i Palokajt është më hy në UFC Bellatour, në ligat ma të mëdha në botë.