![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/11/betim-gjoshi.jpg)
Gjoshi: A iu kujtohet kur Kurti i bërtiste policit ‘o majmun, pse s’po shkon në veri’?
Zyrtari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka kujtuar një deklaratë të kryeministrit Albin Kurti ndaj një zyrtari policor vite më parë.
“A ju kujtohet Albin Kurti kur i bërtiste policit të Kosovës ‘o majmun, pse nuk po shkon në veri’?”, kaa pyetur Gjoshi në “Facebook”.
Ai i është drejtuar Kurti duke thënë se “nuk është mirë t’i drejtohesh policit të shtetit tënd ‘o majmun’”.
Gjithashtu, Gjoshi ka përmendur edhe veprimin e dikurshëm të ministrit të Brendshëm, Xhelal Sveçla, i cili përmes një video-incizimi shihet duke i sulmuar policët me gurë.
“A ju kujtohet Xhelal Sveçla kur i gjuante policët e Kosovës me kubëza betoni? O Xhelal, a po e sheh që nuk është mirë kur je në opozitë t’i sulmosh policët e shtetit tënd, por duhet t’i respektosh pavarësisht politikës?”, ka shkruar Gjoshi.