Gjoshi: Acarimi i raporteve Kosovë – SHBA nuk i duhet askujt tjetër më shumë se Serbisë
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi, ka reaguar rreth situatës në veri.
Ai ka theksuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, me diskursin e tij kundër aleatëve dhe miqve të pazëvendësueshëm të shqiptarëve, po i shërben Serbisë.
“Po-po, po i shërben Serbisë! Ne duhet ta themi pa asnjë ngurrim dhe ta përsërisim çdo ditë se mënyra se si po i trajton zyrtarët e lartë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është shërbimi ndaj Serbisë që as Aleksandër Vuçiqi nuk mund t’ia japë vendit të tij”, ka shkruar Gjoshi në “Facebook”.
Ai ka thënë se acarimi i raporteve Kosovë – SHBA nuk i duhet askujt tjetër më shumë se Serbisë.
“Për Albin Kurtin një herë ishte i keq dikush tjetër, e tash po del se fajet janë edhe te Gabriel Escobar”, ka theksuar Gjoshi.