Gjoshi: Arben Vitia po ikë nga beteja, shëndeti i qytetarëve kurrë nuk ka qenë prioritet i tyre
Anëtari i Kryesisë së PDK-së, Betim Gjoshi ka goditur vendimin e Kurtit për të shkarkuar ministrin e Shëndetësisë, z. Vitia, në mes të pandemisë. Kjo, sipas Gjoshit “është tregues i qartë se shëndeti i qytetarëve nuk ka qenë kurrë prioritet i kësaj qeverie”.
“Arben Vitia është një doktor që po ik nga beteja më e madhe e jetës së tij profesionale – beteja e ballafaqimit me pandeminë”, ka shkruar Betim Gjoshi.
Postimi i plotë:
Ani thojshin a rrëzohet Qeveria në pandemi.
Qe, e rrëzuan Ministrin e Shëndetësisë mes pandemie, kur gjendja është në buzë gremine dhe çdo ditë po shënohen mbi 1000 raste.
Kandidimi i Doktor Mindilit është tregues i qartë se shëndeti i qytetarëve nuk ka qenë kurrë prioritet i kësaj qeverie dhe është dështim në menaxhimin e pandemisë.
Arben Vitia është një doktor që po ik nga beteja më e madhe e jetës së tij profesionale – beteja e ballafaqimit me pandeminë.