
Gjoshi: Baca Haxhi shkoi në amshim krenar për birin e tij, Hashim Thaçi
Sekretari organizativ i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi ka ngushëlluar familjen Thaçi për humbjen e babait të ish-presidentit Hashim Thaçi, Haxhi Thaçi.
Gjoshi ka shkruar se Baca Haxhi shkoi në amshim krenar për birin e tij, Hashim i cili ishte njeriu që udhëhoqi një epokë dhe bëri histori.
“Baca Haxhi u nda nga kjo botë me dy mërzi të mëdha në zemër: çfarë po ndodh me Kosovën dhe çfarë po ndodh me Hashimin dhe bashkëluftëtarët e tij? Megjithatë, ai shkoi në amshim krenar për birin e tij, Hashim Thaçin, njeriun që udhëhoqi një epokë dhe bëri histori”, ka shkruar Gjoshi.
Postimi i plotë:
Jetoi në lengatë e luftoi me vdekjen për edhe ni ditë ma shumë, veç pak kohë ma tepër, jo për vete, po me e pa edhe niher djalin e vet, me e përqafu fort, si dikur, para se me ia falë Kosovës. Amanetin e mbramë me ia lanë – e mandej, u preh në paqe – lehtësisht.
Megjithatë, Baca Haxhi u nda nga kjo botë me dy mërzi të mëdha në zemër: çfarë po ndodh me Kosovën dhe çfarë po ndodh me Hashimin dhe bashkëluftëtarët e tij?
Megjithatë, ai shkoi në amshim krenar për birin e tij, Hashim Thaçin, njeriun që udhëhoqi një epokë dhe bëri histori.
Veç pak ditë para pranverës që po e presim, u shua burri i Drenicës, babai i njeriut që pa në sy lirinë e Kosovës dhe përqafoi të birin, i cili po zhvillon betejën e fundit për Kosovën– një betejë që do ta fitojë!
Haxhi Thaçi e mbylli kapitullin e jetës me dinjitet dhe krenari.
Ngushëllime të sinqerta familjes Thaçi, farefisit, miqve dhe gjithë atyre që ndanë rrugëtimin me të!
Lamtumirë, Haxhi Thaçi!