Gjoshi: Dimal Basha na tregoi që kurrë nuk të largohet inati prej arsimtarit që ta qet 1-sh
21 shtator 2022
| 15:39
Betim Gjoshi, zyrtar i Partisë Demokratike të Kosovës, ka thënë se kryeministri Albin Kurti po i nxitë deputetët e tij, kundër mësimdhënësve.
Sipas Gjoshit, Dimal Basha e ka vërtetuar se kurrë nuk largohet inati prej arsimtarit që ta qet 1-sh.
“Albin Kurti është përgjegjësi kryesor. Ai po i nxitë deputetët e tij, si Dimal Basha, kundër mësimdhënësve. Dimali veç po na tregon se është e vërtetë që kurrë nuk të largohet inati prej arsimtarit që ta qet 1-sh”, ka thënë Gjoshi.