Gjoshi: Gërvalla, Vjosa Osmani dhe Kurti po vazhdojnë fushatën kundër Republikës së Kosovës

13 prill 2021 | 21:31

Betim Gjoshi i PDK-së I ka reaguar ministrës Gërvalla, e cila sot ka pëfaqësuar Kosovën në Këshill të Sigurimit. Gjoshi thotë se Gërvalla, Vjosa Osmani dhe Kurti po vazhdojnë fushatën kundër Republikës së Kosovës.

“Donika Gërvalla, përmes këtyre deklaratave, po i ndihmon Serbisë dhe Rusisë në fushatën e tyre që duan ta paraqesin Kosovën si një shtet të dështuar.”

Postimi:

Donika Gërvalla së bashku me drejtuesen e saj politike, Vjosa Osmanin, dhe me miratimin fund e krye të Albin Kurtit, po e vazhdojnë fushatën kundër Republikës së Kosovës.

Fatkeqësisht fushata kundër Republikës së Kosovës ka marrë përmasa tjera. Tash, ajo po bëhet në institucione ndërkombëtare.

Këshilli i Sigurimit është vendi ku flasin shtetet e botës dhe nga aty krijohen opinionet për tema të ndryshme, siç mund të jetë Kosova në këtë rast.

Në vend se Kosova të paraqitet si një shtet normal, ku qeveritë po mundohen që te konsolidojnë shtetin, shefja e diplomacisë kosovare flet në Këshillin e Sigurimit për tema që shtetet i çojnë në grupin e shteteve që rrezikojnë të dështojnë.

Donika Gërvalla, përmes këtyre deklaratave, po i ndihmon Serbisë dhe Rusisë në fushatën e tyre që duan ta paraqesin Kosovën si një shtet të dështuar.

Që Vjosa Osmani qëndron prapa kësaj qasje antiKosovë nuk ka asnjë dilemë, ashtu siç nuk ka vend për të dyshuar se këto bëhen me miratimin e Albin Kurtit, në të kundërtën ai do të distancohej urgjentisht.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hoteleria dhe gastronomia në Kosovë do të hapen pas 18…