Gjoshi i PDK-së: Diplomacia e Kosovës po udhëhiqet nga njerëz të padijshëm dhe joserioz
11 mars 2022
| 12:22
Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë sot se diplomacia e Kosovës po udhëhiqet nga njerëz të padijshëm dhe tepër joserioz.
Gjoshi ka shkruar në profilin e vet në “Facebook” se udhëheqësit e politikës së jashtme të Kosovës e kanë sjellë vetën dhe vendin në një pozitë aq të rëndë sa gënjejnë publikisht.
“Besnik Bislimi merr pjesë në forume të larta dhe gënjen për ato që ia thonë zyrtarët e shteteve dhe institucioneve tjera. Mos u çuditni nëse një ditë Donika Schëarz do ta ngatërrojë flamurin e NATO-s me flamurin e Paktit të Varshavës që moti u shpërbë”, ka shkruar Gjoshi.