Gjoshi i PDK-së: Duart e Dejona Mihalit në tenderët milionësh janë duart e Albin Kurtit
Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) për anëtarësi dhe financa, Betim Gjoshi, ka komentuar intervistimin e Dejona Mihalit nga Prokuroria Speciale.
Ai ka vlerësuar se tani po vërtetohet pse qeveria Kurti tentonte të kapte prokurorinë përmes ligjeve.
Gjoshi ka shkruar në “Facebook”, se qëllimi i pushtetit paska qenë pengimi i luftës se korrupsionit.
“Zori i madh i Vetëvendosjes, që përmes ligjeve me kapë Prokurorinë e Shtetit, nuk paska qenë ‘lufta kundër korrupsionit’, por pikërisht ‘luftë për mundësimin e korrupsionit’. Duart e Dejona Mihalit në korrupsion e tendera milionësh, janë në të vërtetë duart e Albin Kurtit. Fjalimet me sulme të ashpra të Albin Kurtit mbi prokurorët dhe gjykatësit, paskan qenë paralajmërimi për prokurorë dhe gjykatësit që njerëzit e tij të vjedhin me duar të lira. Albin Kurtit i duhet një prokurori ku akuzat i shkruan dhe i përgatitë bashkë me Dejona Mihalin dhe jo një Prokurori që e shkruan akuzën e tyre”, ka shkruar Gjoshi.