Gjoshi i PDK-së e pyet Lutfi Hazirin kush është shefi i LDK-së
Betim Gjoshi i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e ka pyetur Lutfi Hazirin se kush është kryetar i LDK-së.
Ky reagim i Gjoshit erdhi pas Haziri i tha Kadri Veselit se po i rrinë ngushtë këpucët e Hashim Thaçit.
“Lutfi Haziri e din shumë mirë se këpucët e Kadri Veselit dhe Hashim Thaçit janë të njëjtat, janë këpucët që shkelën shtigjeve të njëjta për lirinë këtij vendi. Luto, po të kuptoj këto ditë se je me buzë në vaj dhe me shumë vështirësi po dërgon selame nga shtikllat e Vjosës. Sa bëhesh sikur i din të gjitha dhe që flet për kryeministrin e ardhshëm, tregona se kush është shefi në LDK? Isa, Vjosa apo Albini se nuk po e dijmë?”, e ka pyetur ai Lutfi Hazirin.
Ai ia ka kujtuar Hazirit edhe kohën kur nuk ka ditur ta dallojë kontestin nga konteksti.
“Në LDK janë tallë gjithmonë me Lutfi Hazirin. Janë tallë me një ministër kulture se si nuk arrinte të dallonte kontestin dhe kontekstin. Lutfi Haziri ka përparuar nga ajo kohë. Po e dallon saktë domëthënien e betejës së re të Kadri Veselit dhe PDK-së, luftën kundër korrupsionit. Për këtë arsye Lutfi Haziri po mundohet ta përqeshë një plan të qartë që duket se po e frikëson”, ka shkruar Gjoshi në “Instagram”.
Ai ka thënë se LDK nuk e llogaritë fare Hazirin si lider.
“Besoj se është e vështirë për ty që në partinë tënde nuk të llogaritën lider shprese dhe partia jote pa pikë keqardhje për ty ia tregoi botës “vlerën” tënde. Prapë u tallën me ty, sikur dikur”, ka thënë Gjoshi.