Gjoshi i PDK-së për Enver Petrovcin: Nuk është i vetmi, si ai mendon edhe kryeministri Kurti

25 mars 2024 | 23:44

Sekretari organizativ i PDK-së, Betim Gjoshi ka reaguar ndaj gjuhës përçmuese të aktorit Enver Petrovci për ish-udhëheqësve e ish-komandantëve të UÇK-së, teksa thurte lavdata për Kryeministrin aktual Albin Kurtin, shkruan Periskopi.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook, Gjoshi ka kujtuar rolin e aktorit Petrovcit si polic serb.

Gjoshi ndër të tjera shprehet se si aktori Enver Petrovci mendon edhe kryeministri Kurti.

““Roli” i ri i akorit të preferuar të teatrove serbe për rolet antishqiptare, është tronditës me gjuhën e tij përçmuese. Ky rol fyen thellë mijëra familje që vazhdojnë të jetojnë me pasojat e mëdha të luftës nga humbja e njerëzve më të dashur të tyre në luftën për lirinë e Kosovës dhe mijëra njerëz që luftuan me atë që kishin për lirinë e vendit kundër një force të madhe ushtarake”, ka shkruar Gjoshi ndër të tjera.

Postimi i plotë:

ENVER PETROVCI ME SHFAQJEN MË TË SHËMTUAR TË JETËS SË TIJ

Kur më ka rënë ta shoh Enver Petrovcin duke luajtur në film rolin e ndonjë polici serb që turrej mbi shqiptarët me dhunë e me të shara me një serbishte të vrazhdtë, më ka bërë gjithmonë përshtypje se si po ia arrin ta transmetojë gjithë atë urrejtjen e madhe që ka ndodhur edhe në ngjarjet reale.

Përgjigja paska qenë e thjeshtë: Ai gjithmonë e paska urryer atë fshatarin e varfër që vendosi të ngrihej në luftë për liri, andaj në film shante e bërtiste në serbisht me aq origjinalitet.

E pas të gjitha atyre paraqitjeve ndër vite, Enver Petrovci e paska dhënë shfaqjen më të shëmtuar të jetës së tij, duke dalë kundër lirisë së popullit dhe vendit të tij.

“Roli” i ri i akorit të preferuar të teatrove serbe për rolet antishqiptare, është tronditës me gjuhën e tij përçmuese. Ky rol fyen thellë mijëra familje që vazhdojnë të jetojnë me pasojat e mëdha të luftës nga humbja e njerëzve më të dashur të tyre në luftën për lirinë e Kosovës dhe mijëra njerëz që luftuan me atë që kishin për lirinë e vendit kundër një force të madhe ushtarake.

Petrovci nuk është i vetëm. Si ai mendon edhe kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti, i cili ka dalë hapur kundër bombardimit të Serbisë nga NATO. Kurti është përfaqësuesi ideal i të gjithë atyre enverpetrovcëve që nuk e duan lirinë e popullit dhe vendit të tij.

Nëse Kurti do ta donte lirinë e vendit dhe popullit të tij, ai nuk do të vazhdonte të zbatonte me përpikëri politikën e Dobrica Qosiçit që projektonte se Serbia mund ta rikthejë Kosovën atëherë kur klima anti-amerikane fillon të zë rrënjë në Kosovë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kur Aliu e Jelica u martuan në vitin 1960, marrëdhëniet…