Gjoshi: Kryemashtruesi i Kosovës më përpara shkon në Norvegji se në Deçan

13 korrik 2021 | 08:15

Zyrtari i PDK-së, Betim Gjoshi, ka drejtuar kritika ndaj kryeministrit të Kosovës, Albin Kurtit, që ende nuk ka reaguar për helmimin e mbi 900 qytetarëve në komunën e Deçanit.

Gjoshi e ka quajtur kryeministrin Kurti, mashtruesin e Kosovës, duke thënë se i njëjti ka humbur e më përpara do të shkonte në Norvegji se sa në Deçan.

“Ka humbur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Nuk po don të lodhet të shkojë deri në Deçan, ku qindra qytetarë janë helmuar.
Ai duhet të shkojë dhe t’i vizitojë. Ta shoh nga afër gjendjen në spitalin e këtij qyteti”, ka shkruar Gjoshi në llogarinë e vet në “Facebook”.

Postimi i plotë i tij:

KRYEMASHTRUESI I KOSOVËS MË PËRPARA SHKON NË NORVEGJI SE NË DEÇAN

Ka humbur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Nuk po don të lodhet të shkojë deri në Deçan, ku qindra qytetarë janë helmuar.
Ai duhet të shkojë dhe t’i vizitojë. Ta shoh nga afër gjendjen në spitalin e këtij qyteti.
Por, jo!
Kryemashtruesi që na paraqitej si njeri i afërt me qytetarin e thjeshtë e të varfër, më përpara e merr rrugën për Norvegji se për në Deçan.
Kryemashtruesi, prej ditës që ka hipur në xhip të zi, i ka harruar njerëzit e thjeshtë e të varfër që ecin trotuareve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në mënyrë që të përmirësoni përqendrimin, të gjithë duhet ta…