Gjoshi: Kurti e mbrojti Mimozën edhe kur kjo foli me mosrespekt për Enver Zymberin
Sekretari Organizativ i Partisë Demokratike e Kosovës, Betim Gjoshi, ka thënë se hipokrizia e radhës e Qeverisë është sot kur kryeministri Albin Kurti, sipas tij, bëhet sikur e respekton heroin Enver Zymberi.
Gjoshi në “Facebook” ka shkruar se Kurti e ka arsyetuar dhe mbrojtur të gjithë bisedën e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari me Slavko Simiqin e Listës Serbe, derisa ajo e përmendte edhe policin e vrarë Enver Zymberi.
“Sot do ta shohim hipokrizinë e radhës të këtij pushteti, ku Albin Kurti po bëhet sikur e respekton Heroin Enver Zymberi. Albin Kurti e ka arsyetuar dhe mbrojtur të gjithë bisedën e shefes së Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari me Slavko Simiqin e Listës Serbe. Kryeministri Kurti e ka mbrojtur edhe këtë bisedë, ku e dërguara e tij flet me mosrespekt për Heroin Enver Zymberi”, ka shkruar Gjoshi.
“Natyrisht se e mbron, sepse Albin Kurti po koordinohet me Milan Radojçiqin dhe Listën Serbe përmes Mimoza Kusarit dhe Slavko Simiqit. Për Qeverinë Zdravo, në krye të së cilës qëndron kryebashkëpunëtori i Radojçiqit, Heroi Enver Zymberi është ‘ai polici që e kanë vra’”, ka shtuar Gjoshi.