Gjoshi: Kurti nuk e ka problem kur bashkëpunëtorët e tij paguhen nga Beogradi
Betim Gjoshi nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka reaguar pasi deputetët e pozitës nuk e votuan rezolutën e kësaj partie, për lirimin e energjisë elektrike.
Ai ka thënë se bashkëpunëtorët dhe mbrojtësit e Martin Berishajt dhe Nagip Krasniqit, po vazhdojnë të mos i shërbejnë interesit të qytetarëve të Kosovës.
Sipas, tij kryeministri Albin Kurti nuk e ka problem që bashkëpunëtorët e tij të paguhen nga Serbia në dinarë, duke aluduar në skandalin e ambasadorit të Kosovës në Kroaci, Martin Berishaj.
“Prapa këtyre deputetëve qëndron Albin Kurti, i cili nga foltorja e Kuvendit të Kosovës mbrojti krimin dhe pagesat që vinin nga Serbia për bashkëpunëtorët e tij, ndërkaq tani, po me deputetët e tij po vazhdon kriminalitetin dhe t’ia rëndojë jetën qytetarëve të Kosovës me faturat e shtrenjta që familjet kosovare po i mbulojnë duke hyrë në kredi. Për Albin Kurtin, nuk ka kurrfarë problemi kur njerëzve të tij i transferohen qindra-mijëra euro nga Beogradi, por mjafton që ato të mos jenë në dinar, kjo valutë e zhvlerësuar”, ka shkruar Gjpshi në “Facebook”.