Gjoshi: Kurti po del kundër vendimit të gjykatës. Presidente ku je?
Sekretari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Betim Gjoshi, ka thënë se Gjykata ka vendosur që mos të ketë rritje të çmimit të energjisë.
Ai ka shkruar në llogarinë e vet në “Facebook” se pas ankesës dhe fitores së PDK-së, qytetarët do ta paguajnë energjinë elektrike me çmimin e lirë si para 9 shkurtit 2022.
Por thotë se Albin Kurti po del kundër vendimit të gjykatës. E presidentja nuk po reagon ndaj kësaj çështje.
Postimi i plotë i tij:
Të dashur qytetarë!
Gjykata ka vendosë që mos me pasë rritje të çmimit të energjisë. Pra, pas ankesës dhe fitores së PDK-së, qytetarët do ta paguajnë rrymën me çmimin e lirë si para 9 shkurtit 2022.
Por, merreni me mend, Albin Kurti po del kundër vendimit të gjykatës. Ai nuk po pyet për sistem të drejtësisë. Albin Kurti po don, edhe përkundër vendimit të gjykatave, t’ua faturojë rrymën me çmimin më të lartë mbi 100%.
Kjo është e rrezikshme dhe zhbërje e sistemit të drejtësisë.
Presidente, ti që kujdesesh për unitetin, ku je? Pse nuk po reagon?